Telekomi mbledh urgjent Bordin për padinë e Z-Mobilet në Arbitrazh

Telekomi i Kosovës ka mbledhur Bordin në një mbledhje urgjente për të diskutuar për padinë e Z-mobile-it në Arbitrash me të cilën kërkoi 15 milionë dollarë dëmshpërblim për shkëputje të kontratës.

Burime brenda Telekomit kanë konfirmuar për KTV-në se të shtunën është thirrur mbledhja e bordit.

Po të njëjtat burime ka thënë se pas përfundimit të mbledhjes do të dalin me një qëndrim.