Tensionohet protesta në Shqipëri, policia thirrje për ndaljen e veprimeve të dhunshme

Prej nisjes së incidenteve, policia po iu bën thirrje me megafon protestueseve që të ndërpresin veprimet e dhunshme.

“Ndërprisni veprimet e dhunshme, ruani qetësinë!”, u janë drejtuar policia protestuesve.

“Veprimet që po kryeni përbëjnë vepër penale. Policia do të zbatojë ligjin”, ka bërë thirrje policia me megafon.

Ndryshe, protesta e opozitës në Tiranë ka nisur me përplasje mes forcave të policisë dhe protestuesve, teksa protestuesit kanë çarë kordonin e Policisë së Shqipërisë.

Përpos përplasjes fizike, nuk kanë munguar edhe hedhja e mjeteve plasëse duke shkaktuar tym dhe zjarr.Të paktën 6 persona raportohet se kanë mbetur të plagosur në protestën e stome.

Opozita zhvillon protestën që sipas organizatorëve ka për qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore, që do e çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.