Një grup ushtarësh në Benin në transmetuesin shtetëror thanë se kanë larguar presidentin Patrice Talon nga pushteti dhe kanë emëruar nënkolonelin Pascal Tigri për të udhëhequr një “Komitet Ushtarak për Rithemelim” të sapoformuar, transmeton Anadolu.
Gjithashtu edhe ambasada franceze në Benin tha se u raportuan të shtëna me armë në Kampin Guezo, pranë rezidencës presidenciale.
Ambasada kërkoi nga qytetarët e saj të qëndrojnë në shtëpi deri në një njoftim të mëtejshëm si një masë të sigurisë, “teksa situata të sqarohet plotësisht”.
Talon, një ish-biznesmen, ka shërbyer si president i Beninit që nga viti 2016 pasi u rizgjodh për një mandat të dytë në vitin 2021.







