Tërmet me magnitudë 7.0 godet pranë kufirit Alaskë-Kanada

Një tërmet me magnitudë 7.0 është regjistruar pranë kufirit midis shtetit amerikan Alaska dhe Kanadasë, transmeton Anadolu.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së njoftoi se tërmeti u regjistrua pranë vendbanimit juglindore Yakutat në Alaskë, në një thellësi prej 10 kilometrash në orën 20:41GMT, rajon me një popullsi shumë të vogël.

Tërmeti u pasua nga të paktën 33 lëkundje pasuese, me më të madhin që mati një magnitudë prej 5.1.

Sistemi i Paralajmërimit të Cunamit i SHBA-së tha se nuk kishte paralajmërim, këshillim, vëzhgim ose kërcënim për cunami.

Agjencia e quajti dridhjen si Tërmeti i Akullnajës Hubbard i vitit 2025, duke theksuar se ndodhi “si rezultat i rrëshqitjes së pjerrët përgjatë ose afër kufirit të pllakave midis Paqësorit dhe Amerikës së Veriut”.

Rajoni kufitar i pllakave ka qenë vendi i tërmeteve të mëdha më parë, përfshirë tërmetin me magnitudë 7.8 të Gjirit Lituya në vitin 1958, i cili shkaktoi një cunami të madh.

Sipas agjencisë amerikane, 16 tërmete të tjera me magnitudë 6 ose më të madhe kanë ndodhur në zonën përreth që nga viti 1950.

Në vitin 1987, një tërmet me magnitudë 7.9 ndodhi pranë majës jugperëndimore të vendbanimit Yakutat në Gjirin e Alaskës.