Tesla lançon versione me kosto të ulët të makinave Model S dhe Model X

Modelet me kosto më të ulët kushtojnë afro 10 mijë dollarë më pak sesa modeli standard sipas uebsajtit të Tesla.

Tesla lançoi versione me kosto më të ulët të Model S dhe Model X në SHBA ndërsa konkurrenca për makinat elektrike është shtuar.

Modelet me kosto më të ulët kushtojnë afro 10 mijë dollarë më pak sesa modeli standard sipas uebsajtit të Tesla.

Model X Standard Range kushton 88,490 dollarë krahasuar me 98,490 dollarë për Model X. Versioni më i lirë gjithashtu përshkon një distancë prej 410 deri në 432 km.

Për krahasim Model X përshkon distancë mes 531km deri në 560km si dhe ka një përshpejtim më të shpejtë.

Model S Standard Range fillon nga 78,490 dollarë krahasuar me 88,490 dollarë për Model S. Modeli i lirë i Model S ka një distancë prej 479km deri në 514 km me një karikim të vetëm ndërsa, Model S 603 km deri në 651 km.

Tesla vazhdon të përqendrohet tek fitimi i pjesës së tregut duke shtuar shitjet në kurriz të fitimit. Në Qershor prodhuesi i makinave drejtuar nga miliarderi Elon Musk raportoi fitime prej 9.6 përqind.

Debutimi i modeleve me kosto më të ulët janë pjesë e strategjisë së kompanisë për të qenë më konkurruese ndërsa prodhuesit e makinave në mbarë botën por lançojnë modelet e tyre elektrike.