Thaçi: Dialogu duhet të përmbyllet me njohje reciproke

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të përmbyllet me njohje reciproke.

“Fundi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe demarkacionin e 400 kilometrave  në mes  tç dyja vendeve, duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB dhe organizata tjera. Mendimet e tjera rreth rezultateve të këtij dialogu, janë të pakuptimta apo interpretime false”, ka shkruar Thaçi nw Twitter, transmeton Klan Kosova.