Thaçi: Do ta ndryshoj Kushtetutën që Lugina t’i bashkohet Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se do ta ndryshojë edhe Kushtetutën për ta bashkuar Luginën e Preshevës me Kosovën.

“Korrigjimi i kufirit, po. Me një shtet të pavarur dhe sovran të Kosovës. Me përfshirjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën. Do të punoj për të ndryshuar Kushtetutën. Ndryshimi i Kushtetutës nuk është fundi i botës”,

“Derisa kam qenë në kryeministër është ndryshuar Kushtetua katër herë, prandaj nuk ëhstë fundi i botës nëse ndryshohet ajo. Kjo është një aspiratë legjitime dhe e drejtë historike për Kosovën”.

Ai ka thënë se pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës është i paprekshëm dhe nëse bëhet bashkimi me Luginën do të bëhet si një shtet i pavarur./klankosova