Thaçi: Erdogani, mik i vërtetë dhe mbështetës i fortë i Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përgjatë qëndrimit të tij në Paris është takuar edhe me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Thaçi takimin me Erdogan e ka cilësuar të shkëlqyeshëm duke thënë se ai është një mik i vërtetë dhe mbështetës i fortë i Kosovës dhe Ballkanit.

“Jemi gjithmonë mirënjohjes ndaj tij dhe Turqisë për mbështetjen në rrugën tonë të lirisë, pajtimi dhe integrimit Euro-Atlantik”, ka shkruar ndër të tjerash Thaçi.