Thaçi: Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtim s’është zëvendësim i drejtësisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në takimin e dytë konsultativ për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtim, ka theksuar se ky komision ka për synim të vërtetën e cila çliron dhe pastron njerëzit, njofton Klan Kosova.

“E vërteta shoqëron shoqëritë nga hakmarrja dhe urrejtja. Qëllimi i tij është fillimi i një jete të re, duke falur, por duke mos harruar”, ka pohuar Thaçi.

Ai ka shtuar se ky komision nuk është zëvendësim i drejtësisë as sakrifikim i saj.

“Puna e komisionit vetëm mund ta ndihmojë drejtësinë”.

“Nuk bëhet fjalë për shlyerjen e krimit, por të ndihmohet drejtësia në ndëshkimin e krimit”, ka thënë ndër të tjera Thaçi.

“E vërteta do të zbulohet për të gjithë sado e hidhur që mund të jetë ajo. Besimi i ndërsjellë duhet fituar, jo duke mohuar atë që ka ndodhur. Secili duhet të brejë nga krimet e kryera, qoftë serbë a shqiptarë.

“E vërteta nuk mund të arrihet më kushtëzimet ndaj njëri-tjetrit. Ky komision është për pajtim ndërkosovar. Nuk e zëvendëson dialogun me Serbinë”, shtoi Thaçi më tej.

Ky proces sipas tij do të jetë ndihmues dhe lehtësues për arritjet e reja mes Kosovës dhe Serbisë.

“Komisioni do të jetë mekanizëm për dialog të brendshëm. Nuk është zëvendësim për drejtësi”, ritheksoi presidenti.

“Komisioni duhet të jetë, i pavarur, të jetë i paanshëm, transparent, gjithëpërfshirës – të gjitha komunitetet, i përkushtuar dhe komplementar”, ka shtuar ai.