Thaçi takohet me kryeministrin e Turqisë

Presidenti Hashim Thaçi, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të homologut Recep Tayyip Erdogan, është takuar sot me kryeministrin Binali Yıldırım, raporton Anadolu Agency

Takimi është zhvilluar në rezidencën shtetërore ‘Çankaya Köşkü’. Thaçi është pritur nga Yıldırım në hyrje të rezidencës dhe më pas kanë patur një takim kokë më kokë.

Thaçi është takuar edhe me kryetarin e Parlamentit të Madh të Turqisë, Ismail Kahraman, takim ky i cili u mbajt i mbyllur nga mediat.

Presidenti i Kosovës, pas takimit i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Parlamentit, Ahmet Aydın, vizitoi ambientet e bombarduara të Parlamentit, gjatë tentativës për grusht shteti, të ndodhur më 15 korrik.

Presidenti i Kosovës Thaçi pritet të zhvillojë një takim edhe Presidentin Recep Tayyip Erdogan.