Thaçi uron Erdoğanin për suksesin në zgjedhje

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka telefonuar homologun nga Turqia Recep Tayyip Erdoğan për ta uruar me rastin e suksesit të arritur në zgjedhjet lokale, transmeton Anadoly Agency (AA).

Lajmi u bë i ditur nga Zyra e Komunikimit e Presidencës së Turqisë, e cila njoftoi se krahas Thaçit, Erdoğan ka pranuar telefonatë urimi edhe nga kryeministri pakistanez, Imran Khan.

Më herët, presidentin turk e ka uruar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.