Tifozët e Marokut dolën në rrugë, festime të mëdha pas fitores ndaj Portugalisë

Sërish manifestime të mëdha të tifozëve marokenë nëpër rrugët e qyteteve europiane, pas fitores së ekipit të tyre ndaj Portugalisë, duke kaluar kështu për herë të parë në një gjysmëfinale botërore.

Rrugët e kryeqytetit britanik u bllokuan të shtunën mbrëma nga makinat e emigrantëve marokenë të cilët po festonin këtë sukses të ekipit të tyre që asnjë ekip afrikan nuk e kishte arritur më parë.

Festime pati edhe në Bruksel, por policia belge kishte marrë masa më të forta, pas trazirave të ndodhura kur Maroku mposhti Belgjikën në fazën e grupeve.