Tifozët e Shkupit me befasi të veçantë për Festën e Flamurit

Tifozët e Shkupit kanë dhuruar emocione të veçanta në ndeshjen kampionale kundër Renovas.

Shkupi në shtëpi, në ndeshjen e javës së 17-të ka pritur Renovën, ku kanë barazuar 1:1.Tifozeria e Shkupit, të njohur ndryshe si “Shvercat” kanë dhuruar një surprizë të bukur në stadium, me rastin e Festës së Flamurit.

Ata kanë hapur një transparent të madh me simbolin e shqiponjës, në të cilin shkruhej: “Dy krenarja gjithmonë valon mbi ne”.