TikTok ka një stil të ri teksti

Stili i ri do të shfaqet për gjuhët Angleze, Spanjolle, Portugeze, Franceze, Gjermane, Italiane, Indoneziane, Turke, dhe Vietnameze ndërsa më shumë gjuhë do të shtohen në të ardhmen.

TikTok do të lançojë stilin e saj të tesktit quajtur TikTok Sans. Stili ri është i optimizuar për lexim më të lehtë dhe i mbështetur në shumë gjuhë sipas postimit në blog të kompanisë.

Më herët TikTok ka përdorur Proxima Nova. TikTok thotë se germat e TikTok Sans ka hapësira më të mëdha dhe vija më të trasha duke e bërë më të lehtë dallimin nga njëra-tjetra.

Stili i ri i tekstit është pak më i madh dhe lartësia e tij është rritur për të përmirësuar leximin. Stili i ri do të shfaqet për gjuhët Angleze, Spanjolle, Portugeze, Franceze, Gjermane, Italiane, Indoneziane, Turke, dhe Vietnameze ndërsa më shumë gjuhë do të shtohen në të ardhmen.

Duke dizajnuar stilin e saj të shkrimit, TikTok ju bashkohet shumë kompanive të tjera teknologjike që kanë bërë të njëjtën. Apple njihet për tekstin e saj San Francisco, por edhe Google, Netflix, Instagram e madje Goldman Sachs kanë stilet e tyre të tekstit.