Tim Cook fitoi 63.2 milionë dollarë në 2023

Fitimet totale të Cook përfshinin 3 milionë dollarë pagën bazë, 47 milionë dollarë shpërblim në aksione, 10.7 milionë dollarë bonuse sipas performancës dhe 2.5 milionë dollarë kompensime të tjera.

CEO i Apple Tim Cook fitoi 63.2 milionë dollarë në 2023, nga 99.4 milionë dollarë që fitoi në 2022 sipas të dhënave të dërguara nga Apple pranë autoriteteve Amerikane.

Fitimet totale të Cook përfshinin 3 milionë dollarë pagën bazë, 47 milionë dollarë shpërblim në aksione, 10.7 milionë dollarë bonuse sipas performancës dhe 2.5 milionë dollarë kompensime të tjera.

Cook zotëron 3,280,053 aksione në Apple. Në 2023 bordin drejtues i Apple, aksionerët dhe vetë Cook vendosën të ulin kompensimin e Cook. Shpërblimi i tij i synuar ishte 49 milionë dollarë i cili u tejkalua nga performanca e mirë e Apple.

Për 2024 Cook pret të fitojë 50 milionë dollarë, ku 75 përqind e saj varet nga performanca e kompanisë. Ekzekutivë të tjerë të lartë si Luca Maestri, Kate Adams, Deirdre O’Brien dhe Jeff Williams fituan 27 milionë dollarë secili, kryesisht shpërblime në formë aksionesh.