Tiranë, piloti kishte pirë alkool, bllokohet fluturimi i avionit

Policia Kufitare e Shqipërisë ka bllokuar fluturimin e një avioni, pasi kapiteni kishte konsumuar alkool.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi spanjoll E.L., 47 vjeç.

Shtetasi E. L., është kapiteni dhe në kohën që pasagjerët kanë qenë duke hipur në avion kolegu i tij ka njoftuar Policinë Kufitare të Rinasit dhe kompaninë që kapiteni ka konsumaur akool në masë të madhe.Policia Kufitare ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar fluturimin dhe ka kthyer pasagjerët në tranzit.Shtetasit E. L., pas kërkesës së kompanisë ajrore i është bërë testi i alkoolit dhe nga bërja e testit të alkoolit kapiteni ka rezultuar pozitiv, pasi kishte konsumuar alkool në masën 0.35 mg/l testi i parë dhe 0,31mg/l testi i dytë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.Pas konsultës me prokurorin, shtetasi E.L., u procedua penalisht në gjendje të lirë dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Kompania ka marrë masat duke zëvendësuar kapitenin (pilotin) me një tjetër dhe për këtë shkak është shtyrë fluturimi për 5 orë më vonë.