Tjetër duel i zjarrtë në Ligën e Kampionëve: Dortmund – Sevilla, formacionet e mundshme

Borussia Dortmundi dhe Sevilla do të zhvillojnë një tjetër përballje të zjarrtë në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Skuadra gjermane kishte fituar në takimin e parë me rezultat 3-2 ndaj asaj spanjolle, derisa sonte do të konfirmohet se kush do të kalojë në çerekfinale.

Takimi mes dy skuadrave do të fillojë në ora 21:00 në stadiumin “Signal Iduna Park”.

Për këtë sfidë, Dortmundi nuk mund të llogarisë në Jadon Sanchon, Axel Witsel, Manuel Akanji, Marcel Schmelzer që janë të lënduar, derisa Giovanni Reyna e Raphael Guerreiro, janë në dyshime.

Në anën tjetër, Sevilla do të jetë pa Franco Vazquez dhe Aleix Vidal, që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni i mundshëm i Dortmund: Hitz; Morey, Hummels, Zagadou, Schulz; Bellingham, Can, Dahoud; Reus, Haaland, Sancho

Formacioni i mundshëm i Sevillës: Vaclik; Navas, Kounde, Carlos, Acuna; Jordan, Fernando, Rakitic; Suso, de Jong, Munir.