Tottenham – Liverpool, super-ndeshja e sotme

Në kuadër të javës së 22-të në Premierligën angleze, sot do të zhvillohet një super-ndeshje.

“Në Tottenham Hotspur Stadium”, Tottenhami është nikoqir i liderit të Premierligës, Liverpoolit, shkruan Zëri.info.

Liverpooli i pamposhtur tashmë këtë edicion, synon serinë e fitoreve dhe ta forcojë kreun e tabelës.

Nga ana tjetër, Tottenhami i Jose Mourinhos kërkon që t’ia shkaktojë Liverpoolit sot humbjen e parë.

Sipas mediave angleze, formacionet e mundshme të ndeshjes së sotme janë si më poshtë, derisa mungesë e madhe për Tottenhamit është Harry Kane.

Formacioni i mundshëm i Tottenhamit: Gazzaniga; Sanchez, Alderweireld, Vertonghen; Aurier, Eriksen, Dier, Alli, Rose; Moura, Son

Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, van Dijk, Robertson; Wijnaldum, Henderson, Oxlade-Chamberlain; Salah, Firmino, Mane.

Image
Image