Tottenhami zyrtarizon Danjuman

Tottenhami e ka zyrtarizuar transferimin e holandezit, Arnaut Danjuma, në formë huazimi nga skuadra e Villarrealit.

Ky huazim do të zgjasë deri në fund të këtij sezoni. 25-vjeçari bëhet transferimi i parë i Spursit në këtë afat kalimtar dimëror.

Danjuma luajti për Bournemouthin nga viti 2019 deri në vitin 2021. Kishte realizuar 17 gola në 52 ndeshje, para se të transferohej në La Liga.

Me Holandën ka dy gola të shënuar në gjashtë paraqitje, por nuk ishte pjesë e ekipit holandez në Botërorin 2022.