Toyota Highlander 2023 ‘bëhet turbo’, ka një motor me 265 kf dhe vjen me një teknologji të re

Toyota Highlander ka qenë crossover-i i mesëm më i shitur në Shtetet e Bashkuara për gjashtë vjet rresht dhe po merr një përditësim të rëndësishëm për vitin 2023.

Sipas mediave të huaja, ndryshimi më i madh ndodh në motor, pasi motori 3.5-litërsh V6 është zëvendësuar nga një i ri turbocharged 2.4-litërsh me katër cilindra.

Ai thuhet se prodhon 265 kf (198 kW/269 PS) dhe 309 lb-ft (418 Nm) çift rrotullues, që është një “humbje” prej 30 kf (22 kW/30 PS) por një rritje prej 46 lb-ft (62 Nm).

Kjo është disi befasuese, por Toyota tha se motori me katër cilindra është më miqësor me mjedisin pasi ofron “më shumë se 50% reduktim në [emetimet] NOx dhe NMOG, si dhe një përmirësim në emetimet e CO2 krahasuar me motorin V6 që po largohet”.

Sigurisht, konsumatorët e ndërgjegjshëm për mjedisin ka të ngjarë të zgjedhin Hybrid-in e njohur Highlander.

Ai thuhet se përmban një motor 2.5-litërsh me katër cilindra dhe dy motorë elektrikë, të cilët i mundësojnë crossover-it të ketë një fuqi të kombinuar prej 243 kf (181 kW/246 PS).

Përveç këtyre, duke kaluar në kabinë, përveç dizajnit, tani vijnë një grup instrumentesh dixhitale 12,3 inç që zëvendëson matësit e mëparshëm analog dhe ekranin 7 inç.