Deputeti liberal Francis Scarpaleggia që përfaqëson qarkun Lac-Saint-Louis të Québec në Kanada është zgjedhur Kryetar i Dhomës së Komunave ose kryeparlamentari i ri. Zgjedhja e tij është bërë me votim të fshehtë nga deputetët e tjerë dhe roli i tij është të ruajë qetësinë e rendin gjatë seancave në këtë Dhomë.
Përtej kësaj, ajo që ka marrë vëmendjen e mediave është mënyra si ai “përcillet” për te karrigia e postit të rëndësishëm. Vetë kryeministri kanadez Mark Carney dhe lideri i opozitës Andrew Scheer, e kapin për krahësh drejt karriges së tij, shoqëruar me ovacione në sallë.
Ky gjest në fakt është një traditë e shekujve më parë, kohë kur kjo detyrë nuk lakmohej shumë për shkak të përplasjeve që krijoheshin me monarkët. Ndërsa sot, simbolizon pavarësinë dhe përgjegjësinë e kryeparlamentarit.