Tragjedia në Greqi, identifikohen 61 viktima

Autoritetet greke kane identifikuar 61 nga 81 viktimat qe shkaktuan zjarret ne periferi të Athinës.

Deri të shtunën pritet të përfundojë procesi për të gjitha viktimat, te cilat po i nënshtrohen edhe analizave të ADN për të shmangur ngatërrimin e trupave.

Pamjet me dron tregojnë gjithë zonën e rrënuar. Mbi 6 mijë prona janë dëmtuar, ndërsa mbi 1 mijë shtëpi dhe dyqane janë shkatërruar. Gazetari ynë në Athinë, Artur Bibe dhe operatori Ilia Poçi sjellin detajet./tch