Trajneri i Republikës së Çekisë, Jaroslav Silhavy, është deklaruar i lumtur me suksesin e skuadrës së tij, të kualifikuar në Euro 2020.
Çekia ka arritur të përmbysë rezultatin nga 0-1 në 2:1 kundër Kosovës, për të siguruar një vend në Kampionatin Evropian që vitin e ardhshëm mbahet në 12 shtete.
“E konsideroj atë një sukses të madh. Jam shumë i lumtur, po e shijoj atë”, ka thënë fillimisht trajneri çek kur u pyet për kualifikimin, shkruan lajmi.net.
“Unë i kam të dy të ligës së Çekisë, por kualifikimi në Euro si trajner është një çështje prestigjioze. Por mendoj, se as ata tituj të fituar nuk tretën”.
I pyetur nëse ndeshja kundër Kosovës ishte ndeshja më e vështirë kualifikuese, ai u përgjigj: “Mendoj se ishte kështu. Sot ishte ndeshja e vitit. Jam i kënaqur që arritëm të kthenim rezultatin. Treguam karakterin e ekipit. Falënderova lojtarët pas ndeshjes”.