Trajneri i Trepçës, Gençoglu: Kjo fitore shkon për nënën Sadete, ia puthi duart fort

Skuadra e Trepçës është kualifikuar në finalen e madhe të play-offit të Superligës së Kosovës në basketboll.

Trajneri i Trepçës, Engin Gençoglu ka dhënë tjetër premtim pas fitores në ndeshjen vendimtare të gjysmëfinales së plejofit ndaj Sigal Prishtinës.

“Unë i mbaj premtimet e mia. Kemi fituar kupën, jemi në finale dhe do të bëhemi kampion pas 11 vjetësh. Unë flas gjithnjë kështu. Flas kështu nëse kam ekipin e mirë, qytetin e mirë. Kemi treguar karakter. Mbetëm pa dy lojtarët e gjatë, por luajtëm lojën tonë. Në fund të lojës ishim të fokusuar dhe luajtëm me disiplinë”, ka theksuar Gençoglu

“Prapa e kemi qytetin e Mitrovicës. Të gjithë duan që pas 11 vjetësh të bëhemi kampionë. Ka një javë që të gjithë na thonë ‘ju lutemi bëhuni kampion. Luajtëm pa dy lojtarë të gjatë, por kushdo që do të ishte në fushë e ka pasur obligim të fitojë”, ka shtuar Gençoglu. Ai ka thënë se fitorja i kushtohet nënës se Drilon Hajrizit. Hajrizi është fyer nga tifozët e Prishtinës vazhdimisht, njëjtë si disa lojtarë të Prishtinës nga tifozët e Trepçës. “Ia dedikoj fitoren nënës Sadete, duart e të cilës i puth fort”, ka përfunduar deklaratën Gençoglu.