Trajneri i Werderit jep dorëheqje pas akuzave

Trajneri i Werder Bremenit, Markus Anfang, si dhe asistenti i tij Florian Junge, kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre të shtunën në mëngjes.

Arsyeja e dorëheqjeve të tyre kanë qenë hetimet e prokurorëve te të dy trajnerët, që dyshohen se kanë falsifikuar dokumentet e vaksinimit kundër koronavirusit.

“Për shkak të stresit të jashtëzakonshëm që i është shkaktuar klubit, lojtarëve, familjes dhe vetes time, kam vendosur që të tërhiqem nga roli i trajnerit të Werder Bremenit. Kam kërkuar nga klubi që ta prish kontratën dhe ata e kanë pranuar këtë kërkesë. I uroj Werderit suksesin më të madh të botës”, ka thënë Anfang.