Sallatat mund të konsiderohen shumë mirë si një ‘minierë ari’ për sa i përket ushqyesve që u nevojiten diabetikëve për të ulur sheqerin në gjak.
Sallata me spinaq dhe hudhër
Përbërësit e sallatës:
- 6 filxhanë çaji me gjethe të vogla spinaqi
- 2 thelpinj hudhër të grirë
- 1 lugë gjelle me uthull të bardhë molle
- Çerek luge me piper të zi
- Një majë luge çaji me kripë
- Qepë e kuqe
- Një lugë e gjysmë gjelle me vaj ulliri.
Ju sygjerojme vaj ekstra të virgjër.
Përgatitja e sallatës:
- Hidhini të gjithë përbërësit përveç qepës dhe spinaqit në një tas sallate.
- Përziejini mirë me lugë druri dhe më pas shtoni qepën e grirë dhe gjethet e spinaqit.
- Përziejini sërish dhe servireni sallatën menjëherë më pas.
Sallata me rrepa dhe kastravecë
Përbërësit e sallatës:
- 200 gramë kastravecë
- Vaj ulliri
- 90 gramë rrepa të kuq
- 10 gramë ullinj të zinj
- Uthull dhe kripë
Përgatitja e sallatës:
- Lajini rrepat e kuq me ujë të bollshëm dhe pritini.
- Lajini kastravecat, qërojini dhe më pas pritini në feta të holla rrethore.
- Të gjithë përbërësit e mësipërm hidhini në një tas sallate dhe përziejini mirë.
- Servireni sallatën menjëherë.
Sallata me kastravecë
Përbërësit e sallatës:
- 1 kastravec
- 2 lugë gjelle me fara të pjekura susami
- Çerek filxhani kafe me uthull
- Një majë luge çaji me kripë
Përgatitja e sallatës:
- Lajini dhe qërojini kastravecët.
- Prijini për së gjati dhe hiqini farat e tyre duke përdorur një lugë.
- Më pas fetat e kastravecave vendosini mbi letrën e kuzhinës për të hequr lagështinë e tepërt.
- Në një tas sallate përzieni kripën, uthullën e përbërësit e tjerë dhe në fund shtoni kastravecët bashkë me farat e susamit.
- Përziejini mirë dhe servireni sallatën menjëherë.








