Tri gra shtatzëna të prekura me Covid-19

A laboratory technician prepares COVID-19 patient samples for semi-automatic testing at Northwell Health Labs, Wednesday, March 11, 2020, in Lake Success, N.Y. The US Food and Drug Administration has approved faster testing protocols as the viral outbreak continues to spread worldwide. For most people, the new coronavirus causes only mild or moderate symptoms. For some it can cause more severe illness. (AP Photo/John Minchillo)

Deri tani zyrtarisht janë tri gra shtatzëna të prekura me Covid-19.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismaili.

Rasti i parë është një grua në javë e 36 të shtatzënisë e cila është vetizoluar në shtëpinë e saj në Prishtinë, një tjetër grua poashtu 36 javëshe e cila po trajtohet në Klinikën Infektive si dhe rasti i tretë është një grua 25 javëshe nga Shtimja e cila po është vetizoluar në shtëpi.

Po ashtu është edhe një grua shtatëzënë të cilës i janë marrë mostrat për testim edhe janë në pritje të rezultatit.

Doktor Jakupi tregoi se gjendja e tyre shëndetësore është stabile edhe e mirë.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë gruaja shtatzënë nga Gjakova, e cila ishte e prekur me Coronavirus, teksa numri i të vdekurve në vend ka shkuar në 16