Tri nënshkrimet që Xavi i kërkoi Joan Laportës në verë

Xavi Hernandez ka informuar Joan Laporta se ata kanë nevojë urgjente për nënshkrime për sezonin e ardhshëm.

Objektivi është që klubi të ketë një rotacion më të fuqishëm për të qenë në gjendje të konkurrojnë në të gjitha frontet.

Këtu po ju tregojmë për tre nënshkrimet që trajneri i ri spanjoll ka kërkuar nga drejtuesit e Barcelonës.

-Mbrojtësi i djathtë: Xavi dëshiron një mbrojtës të djathtë. Kounde dhe Araujo e zënë atë pozicion këtë sezon, por trajneri dëshiron të ketë një anësor me një profil më sulmues dhe që mund të bëjë diferencën në fushë. Largimi i Bellerin e la terrenin të lirë për ardhjen e një futbollisti në atë pozicion. Frimpong është emri që ka tingëlluar më shumë orët e fundit.

-Një mesfushor: Xavi kërkon një mesfushor të ri në rotacion, duke marrë parasysh të gjitha problemet që ka pasur skuadra kur kanë pësuar dëmtime të mëdha si Frenkie de Jong dhe Pedri. Emri që trajneri i pëlqen më shumë është Ilkay Gundogan, i cili përfundon kontratën me Manchester City në verë dhe mund të mbërrijë si lojtar i lirë. Laporta nuk mendon se afrimi i tij është i nevojshëm, por është një kërkesë e trajnerit.

-Një qendërsulmues zëvendësues: Objektivi kryesor i klubit në përgjithësi është të gjejë një qendërsulmues të ri që mund të jetë zëvendësues i Lewandowskit në një afat të shkurtër dhe që mund të zërë vendin e tij në të ardhmen. Emri që tingëllon më shumë është ai i Vitor Roque, i cili është shumë i interesuar të nënshkruajë me Barcelonën dhe do të ishte i gatshëm të priste që ata të zgjidhin situatën e tyre financiare përpara se të largohen.