“Trump dëshiron të rrënojë pushtetin socialist 20 vjeçar”

Koordinatori i Përgjithshëm i Fondacionit për Hulumtime Ekonomike dhe Sociale (SETA) Burhanettin Duran, lidhur me përpjekjen për grusht shteti në Venezuelë tha se “Presidenti i SHBA-së Donald Trump dëshiron të rrënojë pushtetin socialist 20 vjeçar”. Duran i cili ndodhet në Berlin për disa takime, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se tentativa e grusht shtetit në Venezuelë është një shembull i krizës së sistemit botëror, se politika ndërhyrëse e SHBA-së ka humbur kuptimin e normave në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe se ajo tregon se kryesore janë interesat e zhveshura. Ai thekson se administrata e Trumpit ka ardhur në rend dite me luftërat tregtare amerikane, sanksionet ekonomike, kërcënimet ndaj aleatëve, duke mbuluar vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi dhe duke bërë ftesë në luftën e brendshme në Venezuelë. Pasi ka vënë në dukje se si një veçori e periudhës së Trumpit çdo gjë zhvillohet ‘në mënyrë të zhveshur‘ Duran tha se “Interesat e SHBA-së janë shumë të qarta. Trump dëshiron të rrënojë pushtetin socialist 20 vjeçar. Kur qeverisë aktuale të një vendi që jeton nga të ardhurat e naftës ju i thoni se nuk mund t’ia jepni këto para dhe se nuk e njihni presidentin e tyre kjo nënkupton grusht shteti dhe luftë të brendshme”. “Qëndrimi i Turqisë këtu është që të kundërshtojë nxitjen e grushtit dhe luftës së brendshme”, shpjegoi Duran duke shtuar se “Turqia këtë e ka shprehur jo vetëm në rastin e Venezuelës por në të njëjtën mënyrë edhe për presidentin Muhammed Mursi në Egjipt. Turqia vetë ka përjetuar ngjarjen e 15 korrikut, pavarësisht se ndryshe nga Venezuela. Ajo e din mirë se çfarë nënkupton kjo”. “SHBA-ja dhe madje Bashkimi Evropian (BE) kanë përdorur shprehjen ‘liri dhe shtet ligjor’ teksa ndërhyjnë në krizën e Venezuelës”, ka rikujtuar Duran duke vënë theksin se kjo shpehje nuk përmban argumente të forta aq sa promovimi i demokracisë të cilën SHBA-të e tregojnë si me keqardhje, përkundrazi këto tregojnë interesat e zhveshura të SHBA-së. Vendimi i SHBA-së për tërheqjen nga Siria Ai bëri të ditur se me deklarimin e SHBA-së për tërheqjen nga lindja e Eufratit, në Siri ka dalë në pah një situatë e re. “Në të vërtetë kjo është skenë përpara skenës së fundit finale. Skena e fundit është zhvillimi i procesit të tranzicionit, pra bashkimi i proceseve të Astanas dhe ajo e Gjenevës”, thotë Duran. Sipas tij, ende nuk dihet se si do të tërhiqet SHBA-ja. Duran ka rikujtuar deklaratën e presidenti të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan se “Turqia dëshiron të marrë e vetme kontrollin këtu dhe nëse është e nevojshme mund ta ndërtojë të vetme këtë”. Në lidhje me qëndrimin e regjimit të Asadit në pushtet në Siri, Duran tha se në këtë situatë 6 milionë refugjatë nuk do të rikthehen më dhe kjo është një problem serioz për Turqinë dhe vendet e Evropës. Duran ka folur edhe për marrëdhëniet e Turqisë me Gjemaninë ku ka theksuar se tensionet e përjetuara në dy tre vitet e fundit nuk janë në përputhje me interesat strategjike të të dyja vendeve dhe se mendon se tensionimi i marrëdhënieve dypalëshe është çështje që duhet kapërcyer ndërsa normalizimi i filluar së fundmi me vizitën e presidentit Erdoğan duhet të përshpejtohet edhe më shumë. Lidhur me Brexit-in, Duran tha se kjo është një çështje që i përket Britanisë së Madhe dhe në rast se vendi largohet pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian kjo ka shumë mundësi që të shkaktojë një dëm të madh edhe në marrëdhëniet Evropë-Britani e Madhe por edhe ndaj ekonomisë britanike.