Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trump: Do të kisha qenë një katastrofë po të pija alkool

Trump: Do të kisha qenë një katastrofë po të pija alkool

Donald Trump deklaroi se nuk pi as edhe një gllënjkë alkool dhe sipas tij, ky është një lajm i mirë për të gjithë.

“Mund të them me plot sinqeritet se nuk kam pirë as edhe një birrë në jetën time”, deklaroi presidenti amerikan gjatë një konference të gjatë për shtyp në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë.

“Kjo është një prej cilësive të mia të rralla: nuk pi! E imagjinoni dot se çfarë katastrofe do të kisha qenë po të ishte ndryshe?”, shtoi presidenti duke qeshur.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ishte pyetur në lidhje me marrëdhënien me alkoolin të gjyqtarit Brett Kavanaugh, kandidati i tij në Gjykatë Supreme që akuzohet për agresion seksual në fillim të viteve ’80, si pasoje e dehjes.

Ndonëse Trump gjykoi se ky i fundit nuk ishte “perfekt” mbi këtë çështje, ai paralajmëroi kundër atyre që japin leksione në Uashington, duke insistuar mbi faktin se as senatorët demokratë nuk janë “engjëj”.