Trump mbërrin në Vietnam për samitin me Kim Jong Un

Presidenti amerikan, Donald Trump mbërriti sot në Hanoi, ku e pret Kim Jong Un për një takim të dytë të përqendruar mbi denuklearizimin e Koresë së Veriut.

Kryeqyteti i Vietnamit do të pres të mërkurën dhe të enjten këtë takim të ri mes kreut koreanoverior dhe presidentit amerikan, për të cilin janë bërë të ditura shumë pak detaje.

“Faleminderit të gjithëve për këtë pritje të jashtëzakonshme në Hanoi”, shkruan Trump në “Twitter” pak çaste pas mbërritjes së tij në aeroportin ndërkombëtar Noi Bai.

“Turma gjigante dhe shumë dashuri!”, shtoi ai, pa thënë asnjë fjalë në lidhje me negociatat.

Në qershor në Singapor, Kim Jong Un ishte angazhuar që të punonte drejt denuklearizimit të plotë të gadishullit korean. Por ky formulim i paqartë dhe mungesa e përparimeve konkrete gjatë muajve që vijuan bënë skeptikë shumë vëzhgues.