Trump pranon dështimin e politikave amerikane në Siri dhe Irak

Presidenti amerikan, të shtunën, kritikoi politikat e jashtme të vendit të tij në Irak dhe Siri, duke thënë se administrata e tij do të përqendrohet në rregullimin e infrastrukturës së Amerikës sesa në luftën kundër “luftërave të pafundme”, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë fjalimit të tij dy orësh në Konferencën e Veprimit Politik Konservator (CPAC), Donald Trump tha se DAESH do të mposhtet “njëqind për qind” gjatë një ose dy ditë dhe përsëriti vendosmërinë e administratës së tij për të tërhequr trupat amerikane.

“Ne do të lëmë një grup të vogël njerëzish dhe ushtarësh, por ne duam të sjellim njerëzit tanë në shtëpi. Është koha. Do të ishim në Siri vetëm 4 muaj, por përfunduam 5 vjet”, tha Trump në ngjarjen vjetore në Harbour Kombëtar, Maryland.

Ai sulmoi politikat e ish-qeverive amerikane në Lindjen e Mesme, duke kujtuar vizitën e tij të parë në Irak në vitin 2017, kur ata për qëllime sigurie duhej të fiknin të gjitha dritat në avionin ushtarak përpara se të ateronin.

“Mendojeni këtë, kemi shpenzuar shtatë bilionë dollarë në Lindjen e Mesme dhe nuk mund të zbresim avionin me drita ndezur, 20 vjet më vonë. Sa e keqe është kjo!”, tha Trump.

Ai gjithashtu kritikoi ish-sekretarin e tij të Mbrojtjes, James Mattis dhe gjeneralët e tjerë në Siri dhe Irak se kanë qenë shumë të ngadalshëm në përfundimin e DEASH-it dhe tha se ai nga ushtarët mëson më shumë për atë që po ndodh sesa nga gjeneralët.

Trump shtoi se ai nuk do të jetë president i cili do të ulet pas tavolinës së tij, duke nënkuptuar përfshirjen e drejtpërdrejtë në të gjitha politikat ushtarake dhe angazhimin për tërheqje të madhe nga Lindja e Mesme.