Trump shpërndan video islamofobe në Twitter (Foto)

Llogaria në Twitter e presidentit amerikan Donald Trump ka rishpërndarë (retweet) tri video që nxisin urrejtje për muslimanët. Videot  në fjalë janë materiale propagandistike nga një grup ekstremist i të djathtëve britanik.

Llogaria në Twitter e Jayda Fransen, nënkryetare e “Britain First” kishte postuar në Twitter tri video që ajo pretendon se aty shihet një emigrant mysliman duke sulmuar një njeri me paterica.

Kjo u pasua nga dy video të tjera që Fransen pretendon të jenë emigrantë muslimanë.

Edhe Fransen u shpreh e lumtur që Trump kishte ndarë me ndjekësit videot e saj. Ajo ka postuar në llogarinë e saj: “Donald Trump vetë ka” retëeet” këto video, dhe ai ka rreth 44 milionë ndjekës!”

“Zoti ju bekoftë Trump! Zoti bekoftë Amerikën!” shtoi ajo.

“Britain First” është lëvizje ekstremiste e themeluar në vitin 2011 nga ish-anëtarë të Partisë Kombëtare Britanike të ekstremit të djathtë (BNP).

Grupi ka tërhequr vëmendjen në mediat sociale me postime diskriminuese ndaj muslimanëve.

Islamofobia është fenomen shqetësues në rritje në Britani të Madhe. Muslimanët atje shprehen të shqetësuar vecanërisht për gratë dhe vajzat që mbajnë shami, pasi në qindra raste ato janë sulmuar në ambiente publike. /MESAZHI/

The tweets shared on Trump's timeline