Trump u ofron liderëve palestinez “diçka shumë të mirë” në këmbim të njohjes së Jerusalemit

Udhëheqësit palestinezë të mërkurën hodhën poshtë propozimet e presidentit amerikan Donald Trump pasi tha se do të merrnin diçka “shumë të mirë” në këmbim nëse e njohin Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Zyrtari i lartë palestinez Ahmad al-Tamimi tha se deklarata e presidentit amerikan që ai e kishte hequr Jeruzalemin nga negociatat e ardhshme ishte “një vazhdim i politikave amerikane në favor të Izraelit.”

Duke folur në Jeruzalem të mërkurën në mëngjes, këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Trump, John Bolton tha se shpresonte që udhëheqja palestineze të lëvizë nga çështja e ambasadës, njofton AFP.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Çlirimtare të Palestinës, Saeb Erekat, kundërshtoi komentet e Boltonit, duke thënë se Jeruzalemi duhet të jetë kryeqyteti i një shteti të pavarur palestinez.