Tumoret e gjirit, kujdes kontrollet në klinika private

Tumoret e gjirit, kujdes kontrollet në klinika private, mbi 500 raste të reja në vit vetëm në Onkoligjik

Çdo vit në vendin tonë zbulohen mbi 500 femra të prekura nga tumori i gjirit. Numri i rasteve është edhe më i lartë, pasi shifra i referohet vetëm të dhënave të Spitalit Onkoligjik.

Helidon Nina: “Rastet e reja janë shifra joekzakte, 500-550, nuk janë ekzakte sepse duhet të kemi një regjistër të sëmundjeve malinje./Oranews.tv/

E dyta, nuk është vetëm Spitali Onkologjik që i trajton, janë dhe qendra të tjera. Kemi një moshë jo si ato që ishim mësuar më përpara që e kanë këtë problem, por është ulur pragu i moshës. Edhe te meshkujt kemi një përqindje të vogël të rasteve, 2%”

Mjekët bëjnë apel që të tregohet kujdes me vizitat në klinikat private, të cilat abuzojnë me disa analiza të panevojshme.

Helindon Nina: “Shpesh dhe abuzohet, është trendi i klinikave të vogla private që fillojnë dhe bëjnë dhe analiza dhe kur nuk kanë nevojë ose i qetësojnë në mënyrë të rreme”.

Por cilat janë shenjat fillestare që lajmërojnë shfaqjen e turmoreve të gjirit.

Helindon Nina: “Që mbi moshën 20 vjeç, femrat duhet të lidhen me mjekët që merren me këto trajtime.

Është një masë që preket, një ndryshim i relievit të gjirit sidomos kur ngrihen duart lart, një sekretim hematik, një prekje e gjendrave në sqetull. Një vetëekzaminim kur nuk e ke krahasuar me vizitë te specialisti, me ekzaminimet plotësuese si eko, mamografi etj.mund të kesh probleme”

Tetori sensibilizon muajin e luftës kundër kancerit të gjirit dhe mjekët u bëjnë thirrje femrave që pavarësisht moshës të kryejnë kontrolle./Mesazhi/