Tumoret e trurit së shpejti mund të zbulohen me një test të stilit Covid në shtëpi

Tumoret vrasëse të trurit mund të zbulohen së shpejti duke përdorur teste të stilit Covid në shtëpi.

Shkencëtarët shpresojnë se këto teste do të zvogëlojnë numrin e vdekjeve për shkak të diagnostikimit të hershëm he madje mund të zhvillohen për të zbuluar lloje të tjera të kancerit.

Pacientët të cilët tashmë janë trajtuar për tumoret e trurit, aktualisht kanë një skanim pasues çdo tre deri në gjashtë muaj.

Por disa lloje të tumorit pothuajse gjithmonë kthehen, dhe vonesat e testimit u japin atyre kohë për t’u rritur dhe për të ulur normat e mbijetesës, shkruan The Sun.

Testet e reja të cilat përdorin gjak nga një gisht i shpuar në vend të pështymës së përdorur nga kutitë e njohura të Covid do të lejonin testimin javor.

Puna për zhvillimin e tyre do të synojë tumoret agresive, të përsëritura që çojnë në 200,000 vdekje në vit në mbarë botën.

Ata gjithashtu mund të lehtësojnë ndjeshëm barrën në NHS duke zvogëluar nevojën për skanime MRI.

Një ekip në Universitetin Nottingham Trent po udhëheq punën, i financuar nga Këshilli i Kërkimeve Mjekësore, duke punuar me studiues në Universitetin e Sheffield.

Philippe Wilson, profesor i One Health NTU, tha se “përsëritja është një problem madhor dhe disa kthehen shumë shpejt dhe në mënyrë agresive.

“Nëse keni një MRI gjashtë muaj pas trajtimit, deri në atë moment një tumor mund të ishte kthyer për një kohë të konsiderueshme, potencialisht.