Turistët rus vërrshojnë Turqinë

Organizata e Operatorëve Turistikë të Rusisë (ATOR) ka deklaruar se fluturimet charter nga ky vend drejt Turqisë janë 100 për qind të mbushura dhe se biletat kanë mbaruar me shpejtësi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në disa rajone janë vendosur fluturime shtesë për të përballuar fluksin. Mbushja e avionëve është realizuar 100 për qind dhe se biletat shiten me një shpejtësi rekorde.

Operatorë të ndryshëm janë shprehur se turistët të cilët kanë vizituar Turqinë janë shumë të kënaqur dhe se kanë marrë komente shumë pozitive, ndërsa theksohet se nuk ka asnjë ankesë për kushtet.

Qeveria ruse më 28 gusht, pas krizës së avionit me Turqinë, vendosi pezullimin e ndalimit të fluturimeve të llojit charter drejt Turqisë.