Turqi, arrestohen 19 anëtarë të dyshuar të PKK-së terroriste

Gjithsej 19 të dyshuar u arrestuan sot në provincën lindore të Turqisë Kars për lidhje të dyshuara me grupin terrorist PKK, transmeton Anadolu Agency (AA).

Forcat e sigurisë arrestuan të dyshuarit në bastisje të ndryshme në Kars si pjesë e një hetimi të filluar nga prokurorët vendas kundër anëtarëve të dyshuar të grupit terrorist PKK.

Në mesin e të arrestuarve ka edhe zyrtarë lokalë dhe anëtarë të Partisë Demokratike të Popujve (HDP), një parti për të cilën Turqia ka thënë se është e lidhur me PKK-në terroriste, përfshirë nënkryetaret e bashkive Sevin Alaca dhe Muazzez Cagritekinci si dhe Cengiz Anli, kreu i HDP-së për provincën Kars.

Të dyshuarit gjithashtu akuzohen për përhapjen e propagandës së PKK-së përmes disa faqeve të internetit që lidhen me grupin terrorist dhe shpërndarjen e parave të mbledhura nga KCDK-E, organizata e PKK-së në Evropë, për njerëzit në kontakt me PKK-në.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e radhitur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.