Ballina Lajmet Turqi, arrestohen 22 persona të lidhur me DEASH-in

Turqi, arrestohen 22 persona të lidhur me DEASH-in

Policia turke arrestoi të paktën 22 terroristë të dyshuar të lidhur me DEASH-in, në provincën lindore të Erzurumit, bëri të ditur një zyrtar nga institucionet e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Një burim i paemëruar për AA tha se të dyshuarit u arrestuan si pjesë e hetimit kundër grupit terrorist të kryer nga Zyra e Prokurorit Publik në Erzurum.

Ekipet nga departamenti i policisë kundër terrorizmit kryen operacione kundër njerëzve që thuhet se ishin të lidhur me DEASH-in në distriktet Yakutiye, Palandoken dhe Aziziye, tha zyrtari. Përveç kësaj, policia konfiskoi disa armë dhe dokumente.

Mbi 319 njerëz kanë humbur jetën në sulmet e DEASH-it në Turqi, ku organizata terroriste ka shënjestruar civilët në sulme vetëvrasëse, sulme me raketa dhe armë.