Turqi, arrestohen 8 irakianë për lidhje me DEASH-in

Së paku tetë të dyshuar janë arrestuar në rajonin e Detit të Zi të Turqisë për lidhjet e tyre me grupin terrorist DEASH, njoftuan burimet e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekipet antiterroriste dhe të inteligjencës policore në provincën veriore Samsun filluan operacione paralele në lokacione të ndryshme për të arrestuar të dyshuarit me kombësi të Irakut, tha burimi në kushte anonimiteti.

Bastisjet u zhvilluan në rrethet İlkadım, Canik, Tekkeköy dhe Atakum të provincës, shtoi burimi.

Nga banesat e tyre u sekuestruan edhe materiale digjitale.

Pas ekzaminimeve mjekësore, të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor.

Turqia ka qenë një nga vendet e para që e shpalli DEASH-in si një grup terrorist në vitin 2013.

Që prej asaj kohe, vendi është sulmuar nga terroristët e DEASH-it shumë herë, duke përfshirë 10 bomba vetëvrasëse, shtatë shpërthime dhe katër sulme të armatosura të cilat kanë vrarë 315 njerëz dhe plagosur qindra të tjerë.

Si përgjigje, Turqia filloi operacione ushtarake dhe policore brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme terroriste.