Turqi, arrestohen dy drejtues të DEASH-it

Janë zbuluar shërbimet e dy të arrestuarve në operacionet kundër DEASH-it në Adana. Shtetasi i Danimarkës me prejardhje libaneze Mahamad Laban, ka siguruar rrjedhjen finaciare nga Evropa. Ndërsa shtetasi i Suedisë me prejardhje irakiane Mohammed Tefik Saleh i cili bën pjesë në stafin udhëheqës të organizatës terroriste, ka siguruar furnizimin me armë dhe pajisje, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga ana e gazetarit të AA-së prej burimeve të sigurisë, personat e arrestuar në operacionin e përbashkët të Agjencisë Kombëtare të Intelegjencës (MIT) dhe të Drejtorisë së Sigurisë në Adana, janë zbuluar shumë detaje të rëndësishme në marrjen në pyetje gjatë 10 ditëve të Laban (45) dhe Saleh (38), të cilët pasi u kapën në një hotel në qarkun Seyhan, janë vënë nën arrest nga ana Gjykatës kujdestare nën dyshimin se janë anëtarë të organizatës terroriste DEASH.

Gjatë marrjes në pyetje nëpërmjet përkthyesve prej arabishtes dhe anglishtes, në hetimet e materialeve të komunikimeve brenda organizatës, takimeve dhe dokumenteve vizuale të të dyshuarve, ekspertët e policisë kanë detektuar se shtetasi i Danimarkës me prejardhje libaneze, Laban, ka siguruar rrjedhjen financiare, ndërsa Saleh ka siguruar armatime dhe pajisje për organizatën terroriste DEASH.

Policia ka zbuluar se Laban ka sjell një dron në kohën kur ka shkuar në Siri në vitin 2014, dhe se ka stërvitur edhe pjesëtarët e tjerë të organizatës terroriste. Me gjithë këtë është zbuluar se para realizimit të sulmeve, terroristët kanë planifikuar sulmet duke bërë zbulime nga ajri.

Plani për kalim në Evropë nëpërmjet Greqisë

Mësohet se shtetasi i Suedisë, Saleh dhe shtetasi i Danimarkës, Laban, kanë planifikuar të dalin në Evropë nëpërmjet Greqisë. Më tej thuhet se të dyshuarit me identifikime të falsifikuara, kanë kaluar nga një stërvitje intensive të armëve dhe eksplozivëve, dhe se kanë qenë të përgatitur për të bërë sulme të befasishme në Evropë.

Gjithashtu mësohet se këta terroristë të cilët kanë mbajtur letërnjoftime dhe pasaporta të falsifikuara, orgjinalet e dokumenteve i kanë mbajtur në një vend tjetër në Turqi. Plani ka qenë që pas marrjes së këtyre dokumenteve nga ajo adresë, të shkojnë në mënyrë legale në Greqi, dhe prej aty të dalin në Evropë.

Sipas hulumtimeve, Fatime Saleh, gruaja e Mohammed Saleh, duke kaluar kufirin nga Turqia për në Siri në vitin 2014 së bashku me dy vajzat e tyre, është dorëzuar në moment të fundit dhe është kthyer për në Suedi.

Pas kthimit në Suedi, ajo ka informuar autoritet gjyqësore në vend se burri i saj së bashku me dy vajzat i janë bashkangjitur DEASH-it, mirëpo përskaj padisë nuk shfaqet asnjë lloji i procedimit për kontrollimin e Saleh se ka ndonjë lidhje me organizatën terroriste DEASH.

Mësohet Saleh nuk është paraqitur në dëgjimet gjyqësore por vetëm ka kontaktur me avokatin e tij nëpërmjet e-maileve.

Është gjetur fotografia e policit që vrau ambasadorin Rus në Turqi

Nga ana tjetër, në materialet vizuale të marra prej të dyshuarve, janë gjetur fotografia e ish liderit të ekzekutuar të Irakut Saddam Husein dhe fotografia e policit për të cilin pohohet se ishte pjesëtar i organizatës FETO Mevlüt Mert Altındaş, i cili vrau ambasadorin rus në Turqi Andrey Karlov, me një mbishkrim në gjuhën arabe e cila ka domethënien “Ne kemi premtuar besnikëri ndaj Muhammedit, nuk na ka mbetur asnjë shpresë”.

Janë zbuluar edhe fotografi të tjera të Laban dhe Saleh të fotografuar me shumë persona tjerë duke qenë të kamufluar gjatë aksioneve dhe me jelek për sulme.

Mësohet se të dyshuarit kanë mohuar akuzat se janë anëtarë të organizatës terroirste DEASH gjatë marrjes së tyre në pyetje ndërsa në lidhje me fotografitë e tyre me armë kanë pretenduar se janë fotografuar për të mbajtur përkujtime nga vendet që kanë vizituar.

Ekipet e Degës së Drejtorisë për anti-terrorizëm kanë kapur shtetasin e Danimarkës me prejardhje libaneze Mahamad Laban dhe shtetasin e Suedisë me prejardhje irakiane Mohammed Tefik Saleh për të cilët thuhet se janë anëtarë të organizatës terroriste DEASH, ndërsa të dyshuarit pastaj janë vënë nën arrest nga ana e Gjykatës kujdestare.