Turqi, arrestohet shtetasi kanadez, anëtar i DEASH-it

Shtetasi kanadez me origjinë algjeriane Wassim B. i cili është arrestuar për anëtarësim në DEASH pas ndalimit në aeroportin Adana të Turqisë, zbulohet se i ka trajnuar terroristët në Siri për përdorim të armëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet e sigurisë mësohet se janë arritur detaje të rëndësishme në hetimin 12 ditor të Wassim B. i cili u ndalua në aeroportin Adana më 10 mars si rezultat i punës së përbashkët të Shërbimeve Inteligjente turke (MIT) me Drejtorinë e policisë së qytetit Adana.

Në Drejtorinë e departamentit të drejtorisë së anti-terrozimit të dyshuarit i janë marrë deklarata nëpërmjet përkthyesve në anglisht dhe arabisht, ku dhe është përcaktuar se ai ka qenë trajnues armësh i nivelit të lartë të DEASH-it dhe se në Siri ka bërë trajnime armësh për terroristët.

Janë zbuluar pamjet derisa i trajnonte terroristët

Në hetimet e kryera në pajisjet dixhitale të gjetura për të dyshuarin janë konfiskuar dokumente organizative dhe pamje.

Në pamje vërehen trajnimet për armë në një zonë periferike në Siri të Wassim B. dhe stërvitje e trajnimit me armë të lëvizshme drejt objektivit të përcaktuar.

Ndër të tjera është përcaktuar se i dyshuari dëshironte të shkonte në Stamboll me avion nga Adana, dhe se kishte planifikuar që nga Greqia të fluturonte drejt Kanadasë.