Turqi: Autobusi humbet kontrollin si pasojë e reshjeve, raportohet për 5 viktima

Pesë persona kanë humbur jetën dhe 22 kanë mbetur të plagosur në Diyarbakır, Turqi, pasi një autobus është përmbysur në orët e para të këtij mëngjesi.

Mediat turke bëjnë me dije se shkak i këtij aksidenti të rëndë është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e shoferit, pasi ka rrëshqitur si pasojë e reshjeve që kanë përfshirë zonën.

Mësohet se mes viktimave ka qenë një foshnjë dhe gjendja e dy të plagosurve është e rëndë, raporton TRThaber.

Në vendngjarje erdhën një numër i madh i zjarrfikësve, policisë dhe ekipeve mjekësore. /gazetashqiptare