Turqi, deportohet gazetarja holandeze

Shefi i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, njoftoi se është deportuar gazetarja holandeze Johanna Cornelia Boersma.

Altun tha se vendimi për deportimin e gazetares Boersma nuk ka lidhje me akitivitetet e saj të gazetarisë në Turqi.

Altun: Gazetarja Boersma është deportuar pasi policia holandeze ka informuar se ajo ka “lidhje me organizatën terroriste”