Turqi, konfiskohen 61.5 kilogram heroinë në Van

Në qarkun Tusba, të provincës turke Van, janë sekuestruar 61.5 kilogram heroinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia në Van bën të ditur se pjesëtarët e forcave të sigurisë kanë vazhduar aktivitetet kundër trafikimit, shpërndarjes dhe deponimit të narkotikëve që janë një nga burimet e financimit të organziatës terroriste PKK/KCK.

Ekipet në lagjen Bardakci ndaluan një automjet të dyshuar të cilin për të kontrolluar kanë përdorur edhe qentë e stërvitur.

Në automjet u gjetën 61.5 kilogram heroinë të vendosura në 119 pako.

Shoferi M.S.E u arrestua nën akuzën për tregti dhe transport të lëndëve narkotike.