Turqi, në përplasjen mes dy metrobusëve në Stamboll 19 të lënduar

Në përplasjen mes dy metobusëve në Stamboll, janë lënduar 19 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Metrobusi i linjës Beylikduzu-Zincirlikuyu për arsye ende të panjohura u përplas me metrobusin tjerë në Sefakoy.

Pas dhënies së ndihmës së parë pasagjerëve të lënduar, ata u transferuan në spital.

Zyrtarë të paidentifikuar të Këshillit Bashkiak të Stambollit thanë se dy pasagjerë kanë pësuar lëndime serioze.

Trafiku pas ndërprerjes së shkurtër është normalizuar.