Turqi – Rrëzohet një helikopter ushtarak, 10 të vdekur dhe 3 të plagosur

Si pasojë e incident aksidentor ajror të një helikopteri ushtarak në rrethin Bitlis të Turqisë, 10 ushtarë ranë dëshmorë.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) komunikimi me helikopterin tip “Cougar” i ngritur nga qyteti Bingol, u shkëput në orën 14.25 me orën lokale.

Bëhet e ditur se punimet e kërkim-shpëtimit, si pasojë e rrëzimit të helikopterit për shkaqe atmosferike, treguan se 9 ushtarë ranë dëshmorë ndërsa 4 të tjerë mbetën të plagosur.

Ushtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital për kurim.