Turqia arreston qindra anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Autoritetet turke arrestuan më shumë se 100 anëtarë të dyshuar të grupit terrorist ISIS, gjatë një operacioni në shkallë të gjerë në rrethinat e Ankarasë.

“Gjithsej 245 fletarreste u lëshuan ndaj personave të dyshuar për lidhje me ISIS-in, ku 101 u arrestuan, ndërsa disa persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Forcat e rendit kanë kryer kontrolle në 250 adresa në të gjithë Ankaranë, dhe gjatë operacionit u gjetën dokumente që kishin lidhje me militantet famkeq.

Turqia është goditur dy vitet e fundit nga sulme makabre të marra përsipër nga ISIS-i. Në ngjarjen e fundit u shënuan 39 të vdekur në një diskotekë luksoze në Stamboll mbrëmjen e Vitit te Ri.

Që nga ajo ngjarje, masat e sigurisë janë forcuar në mënyrë të konsiderueshme dhe autoritetet po kryejnë rregullisht arrestime të terroristëve të dyshuar.