Turqia bën “bum” me turizmin shëndetësor

Turqia është një ndër tre vendet më të preferuara në turizmin e shëndetësisë.

Pasi në Turqi gjenden mjekët më të suksesshëm të kirurgjisë në botë veçanërisht në kurimin e qelizave staminale dhe sëmundjeve të kancerit.

Me rreth 200 kirurgë plastikë Turqia zë vendin e 9-të në botë.

Në Turqi ndër 200 institucionet mjekësore dhe spitalet që zotërojnë dhe janë të pajisur me teknologjinë e fundit, 54 prej tyre janë të miratuar nga JCI (Joint Commission International).

Kjo do të thotë se 21% e këtyre institucioneve të akredituara në 58 vende që i zotërojnë ato, janë në Turqi.

Në suksesin e turizmit të shëndetësisë, krahas shërbimit cilësor ndikon edhe përshtatshmëria në çmimet e këtyre shërbimeve.

Ndërkohë që në Turqi Bypass kushton 8.500-21 mijë dollarë, në Evropë kushton 39-43 mijë euro.

Ndërkohë që në Turqi mbjellja e flokëve kushton 1-3 mijë dollarë në Evropë kushton 10 mijë euro ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth 30 mijë dollarë.

Pritshmëritë nga sektori i turizmit të shëndetësisë në vitet 2017-2018 janë për 9-10 miliardë dollarë kurse në vitin 2023 pritet të arrijnë deri në 20-25 miliardë dollarë.

Në Turqi vitin e kaluar më shumë pacientë erdhën në muajin gusht. Ndërkohë që vitin e kaluar gjatë muajit gusht erdhën 43 mijë e 856 pacientë, në muajin korrik të vitit 2016 erdhën 34 mijë e 150 pacientë.