Turqia do të ndalojë kalimin e luftanijeve ruse përmes Detit të Zi

Presidenti i Ukrainës, Voldymyr Zelensky ka thënë se Turqia do të ndalojë kalimin e luftanijeve ruse përmes Detit të Zi.

Përmes një postimi në Twitter, Zelensky ka falënderuar homologun e tij turk Erdogan, për mbështetjen ndaj Ukrainës.

Ai thotë se populli ukrainas nuk do ta harrojë kurrë këtë.

“Falënderoj mikun tim z.President të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe popullin e Turqisë për mbështetjen e fortë. Ndalimi i kalimit të luftanijeve ruse në Detin e Zi dhe mbështetja e konsiderueshme ushtarake dhe humanitare për Ukrainën janë jashtëzakonisht të rëndësishme sot. Populli ukrainas nuk do ta harrojnë kurrë këtë!”, ka shkruar ai. /teve1